Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Sherifi: Nuk është vetëm SHBA-ja që na mbështet në transformimin e FSK-së në trupë të rregullt ushtarake

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë të vendit. Ai ka thënë se tanimë nuk ka dilemë që Kosova do të bëhet me ushtri më 14 dhjetor. “Të premten deputetët janë ftuar në seancë të rregullt, në orën 10, ku do të votohen tri ligjet, përmes së cilave FSK-ja merr kompetencat që ka çdo ushtri në çdo vend sovran”, është shprehur Sherifi. Ai ka thënë se Kosovës do t’i mjaftonte vetëm mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për themelimin e ushtrisë, por ka theksuar se “s’është vetëm SHBA’ja që na mbështet në transformimin e FSK-së në trupë të rregullt ushtarake. Vende të BE’së, të NATO-s, janë në favor të kalimit të këtyre tri ligjeve që prekin statusin e FSK-së, të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë Sherifi. Ai ka thënë se nuk i ka parë me shqetësim deklaratat e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Kosova po nxitohet me formimin e ushtrisë. “Askush, as sekretari i NATO-s, as shtetet veç e veç, nuk kanë thënë që do të shqyrtohet mundësia e tërheqjes së NATO-s, KFOR-it, nga Kosova”, ka deklaruar Sherifi. Ai ka theksuar se NATO ka paralajmëruar vetëm rishqyrtimin e nivelit të angazhimit të saj në Kosovë. Sipas tij, NATO nuk merr veprime ad-hoc, dhe ka qenë e përgatitur, që prej pavarësimit të Kosovës, se shteti do të bëhej një ditë me ushtrinë e sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: TRONDITËSE LAJMET E ORËS 20 në TV Klan të datës 03 prill – për veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë

Atë çka mësuam nga këto lajme ishte e papritur: që Gjykata do të hyjë edhe …