Aleksandër Lumezi

Aleksandër Lumezi: Haradinaj ia ka rritur rrogën kryeprokurorit special, Reshat Millaku, jo mua

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mohuar t’iu ketë rritur paga atij, duke thënë se njoftimi i publikuar në medie  është i pasaktë. Vendimi në fjalë është vetëm për prokurorët dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, ish kryeprokurorin më besnik, që e ka pasur regjimi serb. Nuk dihet pse ky prokuror gëzon admirimin  e Qeverisë Haradinaj,  dhe për çfarë arsye konkrete i rritet paga, por dihet se ai në vitet e pushtimit ka qenë prokurori më besnik i regjimit jugosllav. Ai ka kërkuar dënimet më të rënda për rininë revolucionare të Kosovës, ndërsa pas kohës së luftës është ruajtur nga policët e huaj. Reshat Millakut vetëm paraja ia ndalon dorën për të mos ngritur akuza. Trimërinë dhe besnikërinë për regjimet ai e ka treguar me vepër.   Ky kryeprokuror i Kosovës, edhe pse në vitet 80 e 90 të shekullit të kaluar, duke mbrojtur regjimin jugosllav, ka  paraqitur qindra akuza kundër shqiptarëve liridashës, madje ka kërkuar edhe dënime me vdekje, nuk është denoncuar asnjëherë nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës as nga KMLDNJ, por as nga shoqatat e luftës së UÇK-së. Ai vazhdon ta ketë mbrojtjen e të gjitha qeverive të deritanishme të pas luftës, tani edhe duke ia rritur edhe rrogën në 4.000 e më shumë euro nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …