Brickos

Pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët në Shqipëri i rikthehen sot sërish protestave

Studentët në Shqipëri jetojnë në epokën e kapitalizmit, ndërsa kërkojnë shkollimin falas sikur në kohën e komunizmit

Studentët dhe turma protestuesish, në Shqipëri, tashmë kanë bllokuar të vendin me kërkesa politike për rrëzimin e Qeverisë Rama. Me pankarta në duar, shumica syresh në gjuhën angleze, të shkruara me fjalë e fjali gjysmake, ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Protestave të studentëve iu kanë bashkuar edhe militantët të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës dhe LSI-së së Monika Kryemadhit. Në protesta po marrin pjesë edhe përfaqësues të bizneseve. Ata thonë se ndihen të rrezikuar për shkak të taksave të larta. Protesta paralele po zhvillohen në Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër. Aksi Korçë-Kapshticë është bllokuar dhe fermerët kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar në të dy krahët.

Pavarësisht se Edi Rama ka pranuar të bisedojë dhe të dialogojë me protestuesit, ata kanë vënë ultimatumin, duke u thirrur në protestat e dhjetorit të vitit 1990, kur Shqipëria u dogj në flakë në emër të demokracisë dhe pastaj filluan ikjet masive nga Atdheu. Studentët në Shqipëri jetojnë në epokën e kapitalizmit, ndërsa kërkojnë shkollimin falas sikur në kohën e komunizmit. Kjo masë e studentëve të manipuluar nga politika, për  nga mënyra si i artikulojnë kërkesat, brohoritjet dhe paraqiten publike, nuk përfaqëson shumicën dërrmuese të studentëve dinjitarë të Shqipërisë, por për qëllime politike në emër të heqjes së taksave kërkon ndërrimin me dhunë të pushtetit, sipas mësimeve të Sali Berishës, i cili në një emision televiziv,  një muaj më parë, kishte thënë se Edi Rama nuk mundet dot me votë, por duhet të nxirret jashtë duke e tërhequr zvarrë. 

Qeveria e brishtë dhe qyqare e Edi Ramës nuk po arrin të kontrollojë protestat por është mbyllur brenda duke pritur se  çfarë të dot sjellë e nesërmja, gjithsesi fatale për vendin, më të varfër të Evropës bashkë me Kosovën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …