Veseli: Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e FSK-së

Veseli: Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e FSK-së

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Ëashington po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e FSK-s. Ai ka shkruar se ka vizituar këtë universitet dhe se kanë diskutuar për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. “Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. Shumë i lumtur që kjo mbështetje nuk do të mungojë. Gjate vizitës në këtë Universitet takova edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Edhe shumë të tjerë do të vijnë falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …