Komuna e Skenderajt vazhdon me menaxhim më të mirë të mbeturinave

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar realizimin e projektit të izolimit të kontejnerëve të mbeturinave nëpër zonën urbane, me qëllim të mbajtës të ambientit sa më të pastër. Në kuadër të këtij projekti, që e ka mbështetur GIZ-i gjerman, janë ndërtuar konstruksione metalike për mbulojë të kontejnerëve, në qendër të qytetit. Qytetarë që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, do të gjobiten sipas përcaktimit të Udhëzimit Administrativ për gjobitje për hedhje të mbeturinave, 6/2018. Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në menaxhimin e mirë të mbeturinave, si brenda qytetit, ashtu edhe nëpër fshatra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …