Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri. Por, kjo Ambasadë e inkurajon Kosovën që të vazhdoj bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
