Brickos

Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Gjykata Speciale u shkel të drejtave njerëzore të ftuarve për hetime, meqë ata nuk dinë nëse janë dëshmitarë apo të pandehur

Avokati, Tomë Gashi, është cituar të ketë deklaruar se derisa nuk tregohet se në çfarë cilësie po ftohen për hetime të akuzuarit apo dëshmitarët e Gjykatës Speciale, kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të tyre, që janë edhe shkelje të drejtave njerëzore. Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga ish-eprorët e UÇK-së deri më tani kanë dërguar shtatë ftesat e para për intervistim të pjesëtarëve të UÇK-së. Disa ish-pjesëtarë të UÇK-së janë intervistuar në Kosovë, ndërsa disa tjerë janë ftuar që të shkojnë në Hagë në janar. Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Safet Syla,  Remzi Shala e Sabahujdin Cena janë shtatë emrat që deri më tani janë ftuar nga Specialja. Disa nga këta persona, ftesat i kanë pranuar përmes telefonit, por kjo mënyrë e të ftuarit  nga njohësit juridikë po konsiderohen si shkelje, ashtu si edhe mungesa e informacionit se në çfarë cilësie po ftohen për marrje në pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …