Qiriakos Micotaqis thotë se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek

Qiriakos Micotaqis thotë se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek

Qiriakos Micotaqis deklaroi se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek. Lideri i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, i cili sipas sondazheve pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë, deklaroi se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek. Ai, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Demokracisë së Re, iu referua atyre që i cilësoi shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Himarë dhe tha se në këtë pikë nuk do të bëjë asnjë lëshim për Tiranën, transmeton “Tch”. “Le të dijë vendi fqinj se nëse dëshiron që të mbajë gjallë perspektivën për t’u bërë një ditë anëtar i Bashkimit Europian, ky është një proces që nuk do të ketë asnjë lëshim në mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, u shpreh lideri i konservatorëve grekë.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …