Asnjë nga ish-ministrat e Financave nuk i përgjigjet ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për të diskutuar për Pakon Emergjente

Besnik Bislimi: Letra e Trumpit nënkupton që cilido skenar që e prek territorin e Kosovës, është i papranueshëm për SHBA-të

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi e ka mirëpritur letrën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dërguar në adresë të kryetarit Thaçi, lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Bislimi, ka thotë se Vetëvendosje dakordohet në terësi me qëndrimin e SHBA-së, por edhe është kundër kryesimit të dialogut nga Thaçi dhe Ekipi Negociator. “Letra e ardhur nga Shtëpia e Bardhë e rithekson faktin se SHBA kanë investuar në Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe se SHBA dëshirojnë që shteti ynë të rritet. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton që cilido skenar që e zvogëlon territorin e Kosovës, ose ia heq një pjesë asaj, është i papranueshëm edhe për SHBA. Me këtë dakordohet në tërësi si Lëvizja VETËVENDOSJE! e dua të besoj edhe shumica e faktorëve politikë shqiptarë. Së dyti duhet theksuar se në letrën e ardhur nga Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga mesazhi i ardhur nga Mogherini, nuk përmendet kryesimi i dialogut nga presidenti Thaçi. Përkundrazi aty shprehimisht kërkohet që subjektet parlamentare të Kosovës të flasin me një zë unik në këtë dialog. Ky zë unik nuk mund të arrihet rreth një figure përçarëse si Hashim Thaçi, e as me ekipet negociatore të aleatëve të tij”, ka shkruar Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …