Ministri Pacolli dorëzon në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve

Pacolli: Kosova ka gjithsej 116 njohje të dëshmuara me gjithsej 116 nota verbale dhe nuk është tërhequr njohje deri me tani

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka konfirmuar se Kosova vazhdon t’i ketë 116njohje dhe nota verbale nga këto shtete që vazhdojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Kosova ka gjithsej 116 njohje të dëshmuara me gjithsej 116 nota verbale. Dy shtete të mëdha Nigeria dhe Uganda kanë dërgu nota verbale që thonë se ne si shtet e njohim Republikën ë Kosovës dhe fton që këtë ta jetësojmë me zyre. Ndikimi i Serbisë ka qenë i madh në ministritë e punëve të jashtme në shtetet e tyre”, ka thënë ai. Ministri Pacolli para komisionit nuk e pranoi kursesi që Kosovës iu kanë tërhequr njohjen 12 shtete siç pretendon Serbia. Ai tha se deri sot nuk është larguar asnjë notë verbale. “deri sot asnjë notë verbale nuk ka ardhur tek ne që thotë se kanë tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Pacolli ka thënë se nuk e ka te lehtë që të sjell njohje në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …