Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Pacolli: Mbështesim vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët iranianë që kërcënuan sigurinë shqiptare

Pas vendimit të Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë për shkak të dyshimeve se ishin duke planifikuar sulme terroriste në vend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai ka thënë se Kosova përkrah këtë vendim dhe se mbështet qëndrimin e Amerikës për Iranin. “Mbështesim vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët iranianë që ndërmorën aktivitete që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë. Kosova përkrah politikën e Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë për Iranin. Ne jemi kundër sjelljeve të pamatura të Iranit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …