Brickos

Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders: Nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit liberalizimi për Kosovën

Nuk është fare në rend dite asnjë votim rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders, duke iu përgjigjur interesimit të deputetes belge, Gwenavlle Grovonius, e cila ka pyetur se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. ka deklaruar se nuk është fare në rend dite asnjë votim rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovë. Përgjigja e Reyndersit ka qenë ajo që tashmë që e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës por që nuk po duan ta pranojnë disa nga politikanët të cilët qe dhjetë vjet rresht premtojë se mos sivjet në mot sigurisht vjen liberalizimi, parajsa aq gjatë e pritur e qytetarëve tanë për të gjetur vend ku mund të jetohet në mënyrë parazite. Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë, e cila vazhdimisht  kërkon  të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin. Një vit më parë pengesë për liberalizim ishte falja e tetë mijë hektarëve tokë të Kosovës, Malit të Zi, dhe kur u dha kjo, tani është kusht anulimi i taksave për mallrat serbe, dhe, sa po të hiqen taksat, BE-ja do të kërkojë edhe shembjen e të  gjitha xhamive të cilat janë një kusht fondamental i pashkruar, por që duhet ta nënkuptojnë super-politikanët tanë, sidomos ata  me emra e mbiemra, turko-arab. Ramushi ka bërë një hap të vogël edhe në këtë drejtim, por nuk është i mjaftueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …