Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli. Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018. Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje. “Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale …