Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Sipas njoftimit, Myftiu Tërnava

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Sipas njoftimit, Myftiu Tërnava tha se Ushtria e Kosovës është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit. Ai po ashtu tha se BIK-u ka kontribuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e ushtrisë. “Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”, u shpreh myftiu Tërnava. Ministri e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke thënë se “kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i shërbejë zhvillimit dhe ecjes përpara të proceseve shtet-formuese të Kosovës dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë”. Ministri Berisha theksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …