Thaçi, Veseli dhe Haradinaj takohen sot me ambasadorët e QUINT-it për t'u koordinuar për dialogun Kosovë - Serbi

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj takohen sot me ambasadorët e QUINT-it për t’u koordinuar për dialogun Kosovë – Serbi

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot kryekuvendari Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për dialogun Kosovë – Serbi. Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe kryetari Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe Vetëvendosje, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po e refuzojnë edhe takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për çështjen e dialogut. Në takimin që ka ftuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për sot, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe krerët e shtetit dhe të ekipit negociator, dy partitë opozitare edhe pse kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit, nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke refuzuar kështu bashkëpunimin edhe me ambasadat e vendeve të QUINT-it për procesin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …