Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Punonjësit shëndetësorë në gjithë vendin kanë vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë të tjera

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë. FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë. “Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thotë FSSHK. Dje në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe. Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …