MASHT kërkon që mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, SBASHK-u thotë se greva do të vazhdojë

Sindikata e Arsimit ka shpallur grevë njëorëshe për sot në të gjitha shkollat e Kosovës

SBASHK-u ka shpallur grevë njëorëshe për sot në shkollat e Kosovës, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019. Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6. Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 07:00 deri në orën 08:00. Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 08:00 deri në orën 09:00. Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …