Rufki Suma thotë se në vend të dekorimit të qytetit do të ndajë para për qytetarët më nevojë

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma në vend të dekorimit të qytetit do të ndajë para për qytetarët më nevojë

Komuna e Hanit të Elezit, nuk ka ndryshuar fare për festat e fundvitit. Deri sa komunat tjera ndajnë dhjetëra mijëra euro, kjo komunë për dekorim, nuk ka ndarë asnjë cent. Kryetari Rufki Suma, thotë se paratë në vend se t’i dërgoj në dekor për qytetin, do t’i ndajë për qytetarët në nevojë. “Edhe ne si Komunë do të ndajmë dhurata për fëmijë. Janë kriteret për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Kuptohet të gjithë fëmijëve të stafit të Komunës, shëndetësisë, arsimit, por zakonisht ndajmë dhurata edhe për të varfrit, hendikepuarit apo rastet e tjera sociale”, ka thënë Suma. Madje, ai thotë se ka bashkëbiseduar me qytetarët, dhe nuk kanë kërkuar asnjë herë, zbukurim të qytetit për festa të fundvitit. “Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …