Brickos

Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ismaili: Projektligji për kategorizimin e pagave për punëtoret shëndetësorë do të kaloj me projekligjin e buxhetit

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka folur për grevën e profesionistëve shëndetësorë dhe rritjen e pagave për ta. Ai ka thanë se së bashku me buxhetin do të kaloj edhe projektligji për kategorzimin e pagave. “Projektligji për kategorizimin e pagave do të kaloj me projekligjin e buxhetit. Pra, parata janë të ndara”, ka thënë ministri Ismaili. Ai ka siguruar profesionistët shëndetësorë se nuk janë të vërtetë zërat që kjo do të shtyhet për vitin 2020 por do të bëhet gjatë janari. “Jemi në kilometrat e fundit të maratonës. Rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë ne e kemi pjesë të reformës tonë qysh nga fillimi”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend. Krasniqi në një postim shkruan se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar edhe rreth qëndrimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme. Në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së, takova ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi takoi ambasadorin amerikan, Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar  ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë …