Mulliqaj thotë se deklaratat e Thaçit dhe Veselit për Kurtin dhe Konjufcen janë shpifëse edhe përçarëse

Mulliqaj thotë se deklaratat e Thaçit dhe Veselit për Kurtin dhe Konjufcen janë shpifëse edhe përçarëse

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse Vetëvendosja qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit”, janë të ulëta dhe të papranueshme. “Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë. Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …