Miratohet emërimi i Komisionit Qeveritar për njohjen e statutit të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë

Albulena Haxhiu i quan hajgare deklarimet e Shpend Ahmetit për koalicionet e mundshme para ose pas zgjedhore

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen partia që ai e drejton të ketë bashkëpunim ose koalicion para apo pas zgjedhor me AAK-në, Nismën, AKR-në ose Alternativën. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për kryetarin e PSD-së se si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me plotë tri parti.  “Si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me tri parti që janë në qeveri përfshirë këtu partinë e kryeministrit?! Deklaratat e Shpend Ahmetit janë hajgare. Më tej ajo shtoi “Ja çka paska deklaruar dje: ”Nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës  edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re . Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë. Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …