Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Përkujtohet 27 vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe. Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka me këtë rast ka shprehur admirim ndaj sakrificës së familjes Jashari me porosinë se i gjithë populli i Kosovës është pas tyre. “Ne e kemi obligim jo vetëm si institucione por edhe si qytetarë që asnjëherë të mos ta harrojmë sakrificën gjakun e derdhur për këtë liri që ne sot e gëzojmë”, ka thënë Lluka. I pranishëm në  homazhe ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Gashi i cili premtoi se në të ardhmen veteranët do kenë më shumë përkrahje nga institucionet e vendit. Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se 27 vite më parë u ndezën shkëndijat e para të lirisë, andaj  e kemi këtë ditë të shenjt. Sot ka aktivitete në tërë territorin e Kosovës, në të gjitha varrezat e dëshmorëve të vendit do të bëhen homazhe”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …