Lorenzo d’Addario: FSK është forcë e sigurisë profesionale e armatosur e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik

Lorenzo d’Addario: FSK është forcë e sigurisë profesionale e armatosur e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik

Komandanti i KFOR’it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se mund të përsëritet në Kosovë diçka e ngjashme me atë të vitit 2004. “Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe. I pyetur nëse KFOR’i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR’it tha se qëndrimi i NATO’s është i qartë. “Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë forca të sigurisë profesionale, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë “, tha D’Addario. “Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK’së nuk do të ndikojnë te KFOR’i”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …