Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj: Po vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të zëvendësministëri të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic nga autoritetet serbe në Merdare. Ai ka thënë se po vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e Serbisë ndaj qytetarëve të  Kosovës. “Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe. Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdixhiku: Shteti i Kosovës dhe qytetarët nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke  komentuar letrën e tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit, Albin …