Studentët përsëri do të protestojnë me 10 janar në Prishtinë për të kërkuar nga BE liberalizimin e vizave për Kosovën

Studentët përsëri do të protestojnë me 10 janar në Prishtinë për të kërkuar nga BE-ja liberalizimin e vizave

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përsëri kanë bërë thirrje që të protestohet për të kërkuar nga Bashkimin Evropian që të bëj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00. “Nuk do të ketë parti politike, organizatë studentore apo bindje fetare, por do të kërkohet e drejta e këtij populli të vuajtur e të mashtruar e të zhgënjyer. Të gjithë të bashkuar pa dallim drejtë Evropës!”, thuhet në paralajmërimin e protestës. Përveç studentëve të UP-së, këtë herë këta studentë kanë bërë thirrje që kësaj proteste t’i bashkohen edhe studentët e universiteteve të tjera, nxënësit dhe qytetarët në përgjithësi. Protesta e kaluar ishte organizuar nga studentët e Fakultetit Filozofik me 24 dhjetor të vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: TRONDITËSE LAJMET E ORËS 20 në TV Klan të datës 03 prill – për veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë

Atë çka mësuam nga këto lajme ishte e papritur: që Gjykata do të hyjë edhe …