Zëvendëskryeministri Limaj, thotë se taksa ndaj Serbisë hiqet atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj vlerëson se fati individual nuk mundet të jetë pengesë për zhvillimin e vendit

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj vlerëson se fati individual nuk mundet të jetë pengesë për zhvillimin e vendit. Ai u bënë thirrje të gjithë atyre që marrin ftesë nga Gjykata Speciale, të përgjigjen, dhe të kryejnë obligimin para ligjit. Ish-komandant Çeliku në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se është i bindur që edhe nga ky proces do të dilet pastër ashtu siç ka qenë UÇK-ja. Derisa Gjykata Speciale veç ka filluar punën me lëshimin e ftesave për disa persona në Kosovë, Fatmir Limaj thotë se nuk duhet të befasohemi  tani me veprimet e kësaj gjykate. Ai shtoi  se Gjykata Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës, andaj  përgjegjësia mbetët tek votuesit. Unë habitem  nëse dikush ndjehet i befasuar nga veprimet e Gjykatës Speciale, sepse atëherë kur është votuar është votuar për këtë qëllim. Ata që e kanë votuar marrin përgjegjësinë e vetë votimit të saj, unë e kam dhënë mendimin tim në kohën e duhur, që është e padrejtë forma dhe mënyra, por dihet se Kuvendi i Kosovës e ka votuar.  Tani është detyrë e çdo qytetari të këtij vendi, të përgjigjet drejtësisë, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …