Nikos Kotzias

Nikos Kocias: Greqia nuk mund ta pengojë Shqipërinë të anëtarësohet në BE, përderisa ajo është anëtarësuar në NATO

Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kocias në një intervistë për mediat greke ka folur lidhur me marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij me Shqipërinë dhe Turqinë. Ai ka kritikuar tone të ashpra Shqipërinë dhe Turqinë, por  sërish i ka quajtur të padrejta “kërcënimet” e kreut të opozitës greke, Qiriakos Micotakis.  “Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të përdorë të njëjtat tone si Turqia dhe Shqipëria. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Ne kemi paqe dhe kulturë në politikë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila i ka rritur tonet dy muajt e fundit. Por pavarësisht veprimeve të tyre, janë të papranueshme deklaratat e Micotakisit që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Kjo gjë arrihet vetëm me punë diplomatike. Perëndimi e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s pa kushte. Zoti Mitsotakis nuk mund të flasë sikur ata të mos kenë aspak ndikim, kjo është hipokrizi “, tha Kotzias.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …