Protestuesit, në dyert e kishës ortodokse, vendosen banerin me emrat e serbëve, që kanë kryer krime lufte në Gjakovë

Protestuesit kanë vendosur në dyert e kishës ortodokse banerin me emrat e serbëve, që sipas tyre kanë kryer krime në Gjakovë. Janë vendosur edhe dy pankarta të tjera me mbishkrimin, “I keni duart me gjak” dhe “Gjakova nuk harron”. Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës Ahmet Hasi, ka thënë për mediet se pelegrinët serbë nuk do të vijnë në kishën ortodokse në Gjakovë, duke sqaruar se prania e Policisë së Kosovës në afërsi të kishës ortodokse është për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Protesta e qytetarëve të Gjakovës për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë ka mbaruar me qetësi. Protestuesit pohojnë se nuk do të lejojnë ardhjen e pelegrinëve, pasi në mesin e tyre ka edhe të tillë  kanë kryer krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …