OAK

OAK, kërkon nga Ministri Shala dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendorë

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendorë  ashtu siç është e paraparë me Ligj. Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë. Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit. Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …