KMDLNJ

KMDLNJ: Mogherini, nuk brengoset për qytetarët e Kosovës që janë mashtruar e kanë mbet të ngujuar në geto

KMDLNJ ka reaguar ndaj presionit të BE-së për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe, duke thënë se  Mogherini, nuk brengoset aspak për qytetarët e Kosovës, të cilët në sajë të mashtrimeve dhe premtimeve i ka ngujuar ata në një geto të madhe duke iu pamundësuar lëvizjen e lirë, si e drejtë elementare. Reagimi i KMDLNJ-së vjen pas takimit të sotëm që ekipi negociator i Kosovës kishte në Bruksel me palën e BE-së, ku edhe një herë Federica Mogherini ka këmbëngulur në heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë. KMDLNJ e quan ultimatum shantazhues të Mogherinit Ajo flet në ‘gjuhën e peshkut’, duke heshtur së bashku me burokratët përcjellës të BE-së. KMDLNJ gjithashtu thekson se Thaçi, pa mandat kushtetues ndërhynë në mënyrë flagrante në punët e Qeverisë ndonëse mandatet i kanë të ndara dhe qartë të përcaktuara dhe për këtë, si xhoker dhe kërcënim e përdorë letrën e Trumpit kurse, si pykë për realizimin e këtij “detyrimi ndaj miqve amerikanë” i keqpërdorë Hoxhajn e Veselin, duke thënë se këta janë autorë të taksës 100% e jo kryeministri Haradinaj. KMDLNj ka përkrahur taksën 100% si dhe ka kërkuar që të zbatohet reciprociteti 100% ndaj Serbisë për aq kohë sa Serbia të reflektojë si një shtet normal dhe nuk ndërhynë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …