Kryeministri Zoran Zaev, arriti marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët, që të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev, arriti marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët, që të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka arritur marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët, gjegjësisht Ziadin Sela i ka premtuar se nesër do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese. “Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.”, tha Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …