Kim Mehmeti

Hajdar Domi: Po me Enverin çfarë ke o Kim Mehmeti?

Zotni Kim Mehmeti, ne intervistën në DITA ndër te tjera pasi shpreh mendimin dhe qendrimin ndaj politikeberesve, pushtetareve dhe qeveritareve shqiptare të ketyre 30 viteve të fundit, atakon ne menyre ironike e abuzive edhe figuren e Enver Hoxhes.

Se pari, kur ju akuzoni fenomenet, ngjarjet, pasojat dhe gjendjen e rende ne te cilen ndodhen shqipetaret sot pas 30 vitesh, per arsyet e mesiperme, pyetja me e thjeshte eshte: ç’lidhje ka figura e Enver Hoxhes me keto?

Se dyti, ne shkrimet tuaja kemi mundur lehte te dallojme qe ju ashtu sikunder gjithe shpura e klanit politik, pushtetar, qeverises dhe mediatik i takoni klases se demokracise borgjeze. Kjo eshte puna juaj. Po a nuk ju duket se po luani edhe ju cirk kur demokracine e punetoreve dhe shtresave te gjera popullore, qe sundon ne socializem e perzieni me demokracine e shtresave te pasura qe i sherben vetem oligarkise dhe kapitalit te fuqishem boteror?

E thene keshtu sepse ju figuren e Enver Hoxhes e etiketoni “xhaxhi Enveri”, “ahengjet e ideologjise se Enverit” etj.

Pra ju doni te thoni se nuk e ka fajin sistemi i tanishem madje as ata qe sundojne shqipetaret ne keto 30 vite, por gjurmet qe la ne mendjet e tyre “xhaxhi Enveri” me ideologjine e tij!

Zotni Kim Mehmeti, nuk mendojme se e beson njeri kete akrobaci cirku. Socializmi dhe Enveri ishin luftetarë kunder oligarkise dhe demokracise borgjeze qe pjellin çdo dite, çdo ore, çdo minutë korrupsion, vjedhje, pasurim galopant ne kurriz te punonjesve dhe masave te gjera popullore te cileve u sjellin vetem varferim te pafund material dhe mjerim te tejdhimbshem shpirteror.

Kim, keta sunduesit 30 vjeçarë po te kishin pervetesuar sadopak dije nga socializmi dhe Enveri, me siguri qe dhimbjet tona do te ishin me te vogla, jo se nuk do te kishte dhimbje sepse keto i shkakton vetë sistemi, por jo ne permasat e venies ne pikepyetje te vet ekzistences se shqipetareve.

Zotni Kim Mehmeti po ja u kujtojme edhe njehere, ju dhe atyre qe mendojne si ju, qe Enver Hoxha udhehoqi luften heroike antifashiste nacional-çlirimtare, socializmi dhe Enveri vendosi drejtesi e barazi shoqerore. Enveri ideoi e udhehoqi ndertimin e vendit me vepra madhore, hidrocentrale, hekurudha, fabrika e uzina, kombinate, bujqesi te perparuar, arsim e shendetesi falas, besoj e dini, me nivele te larta, kulture masive e shkence te perparuar etj etj, qe kerkojne mijera flete per t’i renditur.

Edukimi ideopolitik dhe edukata qytetare arriten permasa dinjitoze dhe kete e dine dhe e vleresojne mire shqiptaret e familjet e tyre. Ndersa sot e kane pesuar si mos me keq sepse sot nuk vleresohet njeriu, si kapitali me i çmuar, por paraja dhe pasurimi me çdo çmim, te gjitha çmime antinjerezore.

Pra eshte krejt e kunderta e asaj qe thoni ju (ahengjet e ideologjise se Enverit). Ahengje politike, ideologjike, mashtruese, manipuluese gjithfarësh behen sot, ku çdo gje eshte kthyer ne antivlere. Socialzmi dhe Enveri benin edukim te shendoshe moral, shoqeror, atdhetar, patriotik, te formimit te njeriut me virtytet me te larta njerezore, te forcimit te unitetit ne familje, shoqeri e kudo.

Po sot ku jemi o Kim?  Te gjithe ata qe keqperdorin e abuzojne me figuren e Enver Hoxhes per interesa qe dihen, le te qetësohen per nje çast, te gjejne kohen dhe durimin e duhur se ja vlen shume ta shohin boten e sotme e te ardhmen e saj me sy real, mendje te qete e te kthjellet dhe ndergjegje te paster.

Kim. ju e dini qe puna matet me vepra e rezultate konkrete. Fjala merr kuptim kur perdoret me efektivitet dhe pasqyron te vertetat. Shpresa e ketij populli dhe e ardhmja e ketij vendi varen nga njerez dhe “burreshtetas”(siç thoni ju) qe nuk e ndajne fjalen nga veprat dhe Enveri ishte i tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …