Ragmi Mustafa: Reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Kosovës Lindore

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa thotë se çështja e Kosovës Lindore figuron edhe në agjendën amerikane

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, është shprehur optimist se statusi i shqiptarëve të Kosovës Lindore do të zgjidhet me finalizimin e procesit të negociatave Kosovë-Serbi. Një çështje e tillë sipas tij figuron edhe në agjendën amerikane, kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa. Pavarësisht faktit që askush nga Kosova Lindore nuk është pjesë e ekipit shtetëror për negociatat me Serbinë, Mustafa është shprehur i bindur se në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi do të arrihet përfundimisht një zgjidhje për shqiptarët e kësaj treve. Që të punojnë për ta zgjidhur çështjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, siç ai është shprehur, institucionet e Kosovës janë obliguar në forma dhe me dokumente të ndryshme. Rrjedhimisht, Kryetari i PDSH-së është shprehur optimist se me përmbylljen e negociatave, Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia dhe Kosova Lindore do t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …