Brickos

Ministri Rrustem Berisha priti një delegacion të Odës së Afaristëve të Kosovës

Ministri Rrustem Berisha priti një delegacion të Odës së Afaristëve të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti sot në takim një delegacion të Odës së Afaristëve të Kosovës të prirë nga kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi.

Ministri Berisha, me këtë rast i njoftoi mysafirët për ligjet për transformimin e FSK-së, si dhe etapat e zhvillimit të Ushtrisë.

“Jemi shumë të kënaqur që ligjet kanë kaluar me 107 nga 120 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo tregon besimin që ka Ushtria jonë tek qytetarët e vendit dhe gjithashtu na bënë të ndjejmë edhe më shumë përgjegjësinë tonë para tyre. Tani detyrë kombëtare e patriotike është zhvillimi i vendit dhe patriot sot është kushdo që hap vende të reja pune dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Berisha.

Ndërsa, kryetari i Bordit të OAK-së, z. Krasniqi e njoftoi ministrin Berisha për aktivitetet e zhvilluara si dhe shprehu gatishmërinë e OAK-së për të përkrahur Ushtrinë e Kosovës.

“Oda e Afaristëve është jashtëzakonisht e kënaqur me miratimin e ligjeve për Ushtrinë dhe ne si organizatë e cila ka në anëtarësinë e saj mbi 300 kompani me mbi 50.000 të punësuar, shprehim vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të përkrahur pa rezervë zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë”- tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu kërkoi nga Ministri Berisha që Ushtria e Kosovës t’i përdorë sa më shumë prodhimet vendore sepse në këtë mënyrë ndihmohet jo vetëm zhvillimi, por edhe Ushtria e Kosovës.  Ministri Berisha, falënderoi mysafirët për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre dhe u zotua për bashkëpunim edhe më të afërt të Ministrisë së Mbrojtjes dhe afaristëve kosovarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …