Arbërie Nagavci: Testimi i mësimdhënësve ka të bëjë me tendencën për t'u përmirësuar cilësia në arsim

Arbërie Nagavci, thotë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk duhet të largohet në asnjë rrethanë

Vendimi i Qeverisë për vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe ka përplasur Thaçin dhe Haradinajn. Përderisa kreu i shtetit ka deklaruar publikisht se tarifa në fjalë mund të hiqet, shefi i ekzekutivit po vazhdon të këmbëngulë se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Kosovën. Në anën tjetër BE-ja tashmë ka kërkuar disa herë shfuqizimin e taksës 100 për qind, pasi Vuçiq ka pohuar se nuk do të ketë vazhdim të procesit të dialogut nëse nuk zhbëhet vendimi për taksën. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kjo çështje nuk duhet të kthehet mbrapa në asnjë rrethanë. Deputetja e Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thotë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk duhet të largohet në asnjë formë. Sipas saj, ky është një prej vendimeve të pakta pozitive që Qeveria i ka marrë deri më tani. “Është dashur të jetë shumë më herët dhe do të duhej të kishte reciprocitet të plotë, andaj e mbështesim. Është shumë gabim që tashmë të tërhiqemi nga ky vendim”, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …