Brickos

Kryetari Jashari informon për gjendjen e rrugëve

Pavarësisht reshjeve të dendura të borës, që nga orët e para të mëngjesit, kompanitë e kontraktuara ne Komunën e Skenderajt, janë duke punuar intensivisht në gjithë territorin e komunës, me qëllim të pastrimit të rrugëve për qarkullim të lehtë të automjeteve. Si Komunë kemi ndërmarrë gjitha masat e nevojshme dhe vazhdojmë të jemi në gjendje të lartë gatishmërie, për pastrim të rrugëve, sado që grupe të caktuara të individëve mundohen të bëjnë bërllok – ashtu siç edhe e kanë bërë, duke dërguar tek disa media informata dhe fotografi se “Skenderajn e mori lumi”. Jemi të pafuqishëm vetëm përballë fuqisë së nënës natyrë, që ajo di edhe të na zhduk nga faqja e dheut, por jo edhe ndaj atyre që i pengon zhvillimi i Komunës së Skenderajt, të cilët madje janë në gjendje të lutën natë e ditë, për fatkeqësi. Skenderaj po pastrohet nga bora, sikurse nga llumi i njerëzve pa njerëz, është shprehur kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …