Kryeministri Haradinaj kërkon që Republika e Kosovës të ndihmohet përmes investitorëve të rinj

Kryeministri Haradinaj kërkon që Republika e Kosovës të ndihmohet përmes investitorëve të rinj

“Qeveria e vendit do të jetë partnere e bizneseve në zhvillimin e tyre. Ky vit është viti i ekonomisë dhe në këtë drejtim na duhet ndihma e të gjithëve”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Haradinaj, më tutje, theksoi se është biseduar edhe për mundësinë që do t’iu japin investitorëve të rinj dhe me këtë rast inkurajoi që të ndihmohet Kosova për të arritur rezultatet përmes këtyre bizneseve të reja, që të fitohen brende të tjera. Ai gjithashtu theksoi se arsyeja e vizitës në këtë ministri, është se këtë vit janë deklaruar se do të jenë ekonomi dhe, kjo është një ministri e rëndësishme, sepse prek disa sektorë të biznesit, disa sektorë ekonomikë, që janë perspektivë për vendin tonë. Ndërkaq, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, u shpreh i kënaqur me vizitën e sotme të kryeministrit Haradinaj dhe tha se biseduan për vitin ekonomik të shpallur nga vetë kryeministri, e po ashtu edhe t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …