Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën. Këtë njoftim, shefi i Qeverisë shqiptare e ka bërë në pritjen tradicionale për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku nuk kanë munguar edhe ambasadori i Serbisë, Mirolub Zariq dhe ai i Rusisë, Aleksander Karpushin. Rama ka kërkuar nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri që të mos i deformojnë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij akti duke e ricikluar, sipas tij, përsëri në atë vazhdën e mbetjeve të nacional-folklorizmit të së shkuarës. “Çfarë ne do të bëjmë, është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin Schengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe për të garantuar një liri lëvizjeje që sot është absurde, pa cenuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave”, ka sqaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …