Mbyllja e Qeverisë amerikane mund të shkurtojë rritjen e punësimit në 500 mijë në janar dhe të rris në 4.0%

Mbyllja e përkohshme e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara mund të shkurtojë rritjen e papunësisë

Mbyllja e përkohshme e Qeverisë amerikane mund të shkurtojë rritjen e punësimit në 500 mijë në janar dhe të rris në 4.0 përqindjen e papunësisë, nëse kjo cështje nuk zgjidhet deri të premten e ardhshme, paralajmërojnë njohësit e cështjeve të ekonomisë. Rreth 800 mijë punonjës qeveritarë në Shtetet e Bashkuara nuk janë paguar të premten pas mbylljës së përkohshme të Qeverisë që filloi më 22 dhjetor. Kjo pas kërkesës së Trumpit ndaj Kongresit, për t’i dhënë buxhet prej 5.7 miliardë dollarësh që ndihmojnë në ndërtimin e murit me Meksikën. Këtë muaj, periudha e pagesës për shumë punonjës federal përfshinë javën e dymmbëdhjetë që fillon nga 6 janari deri më 19 janar. Rreth 380,000 punonjës janë dërguar në shtëpi derisa të tjerët po punojnë pa pagesë. Nëse Qeveria nuk hapet javën e ardhshme, punëtorët që përkohësisht janë dërguar në shtëpi konsiderohen të papunë, për shkak që nuk kanë pranuar pagën në përiudhën e pagesës këtë muaj. Por, nëse Kongresi vendos të paguaj punëtorët në mënyrë retroaktive, si në rastin e mbylljes së Qeverisë në tetor të vitit 2013, ata do të konsiderohen të punësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …