leoni

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Sadie Kelmendi-Berisha e njohur ndryshe si "Nëna e ushtarëve të lirisë"

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Sadie Kelmendi-Berisha e njohur ndryshe si “Nëna e ushtarëve të lirisë”

Sot në Berishë i është dhënë lamtumira e fundit Sadie Kelmendi-Berisha e njohur ndryshe si “Nëna e ushtarëve të lirisë”. Këtë lajm e ka bërë të ditur bashkëvendasi i saj, gazetari Ismet Sopi përmes një postimi. “E quanin nënë, por pas luftës shumë rrallë i erdhën për ta vizituar. Munguan edhe sot, kur do duhej, të paktën, për t’i dhënë lamtumirën e paqes, asaj që bëri shumë për ne! “Bijtë” e tu, sot, mund të jenë në Brezovicë, Prevallë a Bogë, në hotelet e ngrohta të kryeqytetit apo në ambiente familjare! S’ka rëndësi! Ti ishe dhe mbete nënë për ushtarin e thjeshtë, pleqtë e plakat e lodhura, foshnjat e uritura! Pusho në paqen e Zotit, Nënë e dashur, Nënë e ushtarëve të lirisë, Sadie Kelmendi-Berisha!”, ka shkruar Sopi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …