MASHT kërkon që mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, SBASHK-u thotë se greva do të vazhdojë

MASHT kërkon që mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, SBASHK-u thotë se greva do të vazhdojë

Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi ka apeluar tek SBASHK dhe mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor. Sipas tij, greva po shkakton dëme tek nxënësit. Përkundër thirrjes së ministrit, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo grevë do të vazhdojë. Jasharaj, ka thënë se pjesëmarrja në grevë e gati të gjitha shkollave në Kosovë, është treguesi më i mirë i suksesit të grevës së mësimdhënësve. Ai thotë se SBASHK-u po kërkon trajtim më të dinjitetshëm në Ligjin e Pagave për punëtorët e arsimit. Kryetari i SBASHK-ut deklaron se me tre shtator arsimtarëve iu bë një goditje kur u përpilua Ligji i Pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …