leoni

Festim Kaçiku: Vështirë qenka që të shkruaj urim për babin e kur nuk mundem të them u bëfsh 100 vjeç

Festim Kaçiku: Vështirë qenka që të shkruaj urim për babin e kur nuk mundem t’i them u bëfsh 100 vjeç

Djali i dëshmorit të kombit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ahmet Kaçikut – Festimi sot në ditëlindjen e babait të tij dëshmorë i ka dedikuar atij një shkrim në të cilin e shpreh mallin dhe krenarinë për babin e tij. “Këtë dedikim do të doja ta bëja ndryshe të ta uroja ditëlindjen si ja uron djali babait. Por tek në babi janë gjërat ndryshe s’mund të them rrofsh sa malet e as të tregoj sa shumë te dua, unë të njoh vetëm nga fotot e tregimet e familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tu. Sot 20 vite me parë njësitet militare e paramilitare serbe kishin ngritur gjenocid ndaj popullit tonë pikërisht ditën kur ti i mbushe 35 vite ke festuar ditëlindjen ashtu siç i ka hije një komandantit me pushkë e krisma. Është vështirë të shkruaj për ty por me vështirë qenka që të shkruaj urim e ku nuk mundem të them u bëfsh dhe 100. URIME”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …