Kryetari Ramosaj takon drejtorin dhe punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim

Kryetari Ramosaj takon drejtorin dhe punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim. Ndonëse kjo drejtori gjatë vitit që lamë pas ka treguar rezultate mjaft të mira në azhurnimin e punëve të këtij dikasteri mjaftë të rëndësishëm për komunën e Deçanit dhe qytetarët për çka edhe është lavdëruar nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj, ai ka mbajtur një takim të veçantë për punëtorët e kësaj drejtorie bashkë me drejtorin Izet Zenuni. Bashkë janë koordinuar për mbarëvajtjen e punëve edhe gjatë vitit 2019. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se Shërbimi i Zjarrfikësve tashmë janë në përfundim e sipër për tu vendosur në objektin e tyre, i cili gjendet në rrugën ,,Elez Geci – Maxhun Berisha” në  dalje të qytetit të Deçanit. Ramosaj në këtë takim tha se si dikaster jeni në nivelin e duhur por kërkoi që brenda vitit 2019 të keni edhe më shumë përkushtim në punë dhe bashkëpunimi nuk do të mungoi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …