Aleanca Veri-Atlantike pritet që të ndërtojë raport të ri me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të misionit të sajë

NATO pritet që të ndërtojë raport të ri me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të misionit të sajë

Autoriteti më i lartë i NATO-s do të mbajë sot ditën e dytë të takimeve në bazën e organizatës në Bruksel. Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Yasar Guler, dhe shefat e mbrojtjes të NATO-s, do të adresojnë një sërë termash në konferencën dyditore të 180-ën me radhë të Komitetit Ushtarak. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, dje raportoi se debati për Kosovën do të zhvillohet të mërkurën ku pritet të dalin edhe me “rekomandime”. Në muajin dhjetor, NATO-ja tha se do të vazhdojë me misionin e saj paqeruajtës në Kosovë për të garantuar sigurinë, pavarësisë vendimit të autoriteteve këtu për të krijuar ushtrinë, por thanë se do të “rishikojnë” raportet me Kosovën. “NATO-ja, si një aleancë, ka punuar shumë që të mbajë rajonin të sigurt për më shumë se 18 vjet përmes misionit të KFOR-it, i cili tani ka rreth 4,000 trupa, dhe përmes asistencës sonë dhe këshillave, që ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve civile”, ka thënë presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Mareshali britanik Stuart Peach.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …