Brickos

Bajram Hasani: Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet

Bajram Hasani: Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet

Ish ministri i MTI-së, Bajram Hasani i ka kujtuar Kadri Zekën dhe vëllezërit Gërvalla në 37 vjetorin e rënies heroike. Ai ndër të tjera ka thënë se është turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet. “Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore. Sot u bënë 37 vjet nga vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Isuf e Bardhosh Gërvalla. Ata ranë si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, duke dhënë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare. Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla ishin intelektual që me punën e tyre, vizionin politik, dashurinë ndaj atdheut arritën ta organizojnë dhe unifikojnë diasporën shqiptare për të nisur lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës. 37 vjet më pas Komuna e Gjilanit e nderon figurën e Kadri Zekës vetëm me një manifestim të përvitshëm. Nuk mjafton as vënia e emrit të tij universitetit të këtij qyteti. Në nderim të tij komuna e Gjilanit dhe Kamenicës do të duhej të bënin më shumë. Atij duhet t’i ngritet një përmendore. Për mua personalisht, është e turpshme. Konsideroj se është e turpshme që komuna nuk i ka ngritur një shtatore atdhetarit të madh të rajonit të Gjilanit. Andaj i bëj thirrje Kuvendit Komunal, kryetarit të Komunës dhe të gjithë qytetarëve që të punojmë dhe ta nderojmë Kadri Zekën ashtu siç e meriton, ashtu siç e nderoi rajonin tonë dhe gjithë Kosovën. Kadri Zeka do të mbetet gjithmonë njëra prej figurave më të ndritura që ka dhënë ky rajon”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …