Vetëvendosje

Vetëvendosja shprehet kundër hetimit dhe përçmimit të që po i bëhet luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale

Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të hetohet lufta e UÇK-së si luftë kriminale, sepse ajo ka qenë luftë çlirimtare ndaj një pushtuesi kriminal, por ky subjekt dëshiron dhe do të punojë vazhdimisht që të gjykohen të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuarit që po e gërryejnë Kosovën përbrenda dhe po e shtrembërojnë fotografinë tonë nga jashtë. Kështu ka deklaruar kryetari i Vetëvendosjes  për Prishtinë, Arben Vitia, gjatë hapjes së mbledhjes së Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë. Ai deklaroi se Kosova po udhëhiqet nga njerëz të shantazhuar, e për këta të fundit, tha se nën shantazh po e pranojnë edhe Gjykatën Speciale.Vitia ka folur edhe për situatën në Kosovë, ku ndër të tjerash ka përmendur edhe njohjet që ka humbur Kosova gjatë 10 viteve të fundit. Sipas tij, Kosova nuk ka shumë të arritura gjatë kësaj dekade.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …