Sindikata e Arsimit paralajmëron shtyrje të sërishme të fillimit të vitit shkollor nëse nuk bëhen të gjitha përgatitjet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, kanë hyrë sot në ditën e tyre të nëntë të grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, kanë hyrë sot në ditën e tyre të nëntë të grevës. Ky vendim i tyre për mosmbajtje të procesit mësimor nga mësimdhënësit, erdhi pasi sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar me SBASHK-un për ngritjen e koeficientit të pagave. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se pa realizimin e kërkesave, greva e mësimdhënësve nuk do të ndërpritet. Ai ka theksuar se Projektligji për pagat është diskriminues për të punësuarit në arsim, ku nga 11 koeficientet e mundshëm, arsimi është vendosur në koeficientin e parafundit.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha

Zafir Berisha: Për katërshen e UÇK-së në Hagë, jam gati të hyj sërish në luftë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve …