Thaçi

Thaçi: Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar duke vënë themelet e shtetit shqiptar mbi vlera perëndimore

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Ismail Qemailin si burrështetas vizionar, i cili vëri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Thaçi ka thënë se Qemaili hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit. “Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …