U nda nga jeta, Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë

U nda nga jeta, Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë

Dje u nda nga jeta Kiço Mustaqi ish-ministër i Mbrojtjes! Për të gjithë shokët e tij ushtarakë e civilë dhe për të  gjithë ata shqiptarë e minoritarë, brenda Shqipërisë e jashtë saj, që e njohën dhe e deshën mikun, shokun, eprorin, Kiço Mustaqi, ky është një lajm i papritur dhe fort i hidhur! Kiço Mustaqi ishte djal i shquar i Pecës së Delvinës dhe i gjithë kombit shqiptar, një ushtarak i formuar, i lindur, i cili shërbeu nê detyra komanduese të larta në veri e në jug tê Shqipërisë! Për meritat e tij të shquara, Kiço Mustaqi u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe kreu më pas detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Në të gjitha funksionet e detyrat e larta si deputet i Kuvendit Popullor, Ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ tê PPSH-së. Gjeneral Kiço Mustaqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe nuk iu nënshtrua kurrë as tradhtisë! Mbeti patriot i flaktë. Varrimi behet sot në orën 13:00! I përjetshëm kujtimi i tij!  (Albert Zholi)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …