Marrëveshje bashkëpunimi për linjë të re të autobusëve Prishtinë - ANP “Adem Jashari”

Marrëveshje bashkëpunimi për linjë të re të autobusëve Prishtinë – ANP “Adem Jashari”

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të enjten nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për jetësimin e linjës së autobusëve Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe anasjelltas. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, deklaroi se kjo marrëveshje shkon në shërbim të qytetarëve dhe pasagjerëve të Aeroportit të Prishtinës. Ai shtoi se edhe projekte tjera do të implementohen në Prishtinë, në mënyrë që kryeqyteti ta ndjejë mbështetjen e MIT. Ndërsa kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, duke e falënderuar ministrinë për gatishmërinë e treguar për t’i dalë në përkrahje Prishtinës, jo vetëm në këtë projekt por edhe të tjera, tha se ky shërbim që do të realizohet nëpërmjet autobusëve të rinj të “Trafikut Urban”, i ka munguar Prishtinës padrejtësisht për kohë të gjatë. Për këtë projekt do të formohet një komision i përbashkët, i cili do të caktojë orarin e qarkullimit dhe çmimoren për pasagjerët që udhëtojnë në këtë linjë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …